Tri funksione që i ka çdo WordPress dhe pothuajse askush s'i përdor.
1. Planifikimi (më i dobishmi)
Shkruani 4-5 postime njëherësh dhe planifikoni: Publish → Immediately → data dhe ora → butoni bëhet Schedule.
Rregullsia është sinjal për Google dhe lexuesit. Katër postime në muaj, çdo të martë, mundin dhjetë postime në një ditë e pastaj heshtje.
2. Revizionet (makinë kohe)
WordPress mban çdo version. Shiriti djathtas → Revisions → shihni ndryshimet dhe riktheni me një buton. Tregojnë edhe KUSH ndryshoi çfarë.
3. Rolet
- Administrator — mund gjithçka. Vetëm ju (dhe ne).
- Editor — publikon dhe redakton gjithçka
- Autor — VETËM postimet e veta
- Kontribues — shkruan por nuk publikon
- Abonent — vetëm lexon
Rregull: jepni rolin më të vogël të mundshëm.
Bonus: draftet dhe lidhja e parashikimit
Ruani si draft dhe dërgoni lidhjen Preview — kolegu e sheh pa pasur qasje në admin.
Ritmi që funksionon
Një ditë në muaj: katër postime, planifikuar për çdo të martë.